EKSKLUZIVE/ “Ta tregojmë që jemi kampionë”, Xhixha premton gol me Dudelanzhin: Dëshira jonë janë… grupet

Redon Xhixha kër kon ta nisë me gol në Champions. Sulmuesi i kuqezinjve për “Panorama Sport” foli gjatë për Dudelanzhin, fazën përgatitore, çfarë pret nga vetja në Europë dhe shumë detaje të tjera. Xhixha thotë se kërkon të shënojë gol, teksa për bardheblutë ka qenë i pari që e ka bërë sefte. Gjatë fjalës së tij Xhixha tha se do të shohë në fund të Europës ofertat, ndërsa shpreson që vitin e ri jo vetëm që të gjejë një skuadër europiane, por nëse qëndron në Shqipëri, do të kërkojë titullin kampion. Duhet ta pranojmë se Redon Xhixha është zbulimi i sezonit për Tiranën. Ish-sulmuesi i Laçit erdhi te Tirana dhe që në kampionatin e parë e ngriti në katedër. Xhixha deri tani ka shënuar 14 gola duke kaluar rekordin personal. Ai ka bërë një sezon fantastik, teksa pret një aventurë të madhe në Europë.

xhixha

Jeni një nga lojtarët bazë të Tiranës. Keni zhvilluar mbi 20 ditë stërvitje. Si do ta vlerësonit këtë pjesë së fazës përgatitore?

Të them të vërtetën faza na shkoi shumë mirë. E kemi kaluar pa dëmtime dhe kjo është diçka e mirë. Jemi përgatitur për ndeshjen dhe shpresojmë që të jemi të qetë. Për pak vjen ndeshja dhe duam që të jemi gati dhe në formë për këtë sfidë në Luksemburg.

Ishit lojtari i parë i Tiranës që shënuat në këtë fazë përgatitore…

Është e vërtetë. Shënova në ndeshjen e parë dhe kjo është diçka pozitive. Është një gol në miqësore dhe më shumë shërben për të mbajtur sulmuesin lidhur me golin. Sigurisht që sulmuesi kërkon të shënojë sa më shumë gola. Ama dua që të shënoj gola në ndeshje zyrtare si te rasti i Dudelanzhit.

Keni një vlerësim për Dudelanzhin, kundërshtarin e Tiranës në Europë?

Dudelanzhi është kundërshtari ynë. Duhet të kemi respekt për të. Është një ekip agresiv në fushën e lojës. Luan shumë mirë. Ama ne do të shkojmë të bëjmë punën dhe lojën tonë. Ne do të bëjmë më të mirën. Jemi kampionët e Shqipërisë dhe duam të bëjmë një paraqitje dinjitoze në Europë.

Si e keni parë skuadrën këto kohë? Ekipi ka pësuar disa ndryshime dhe janë larguar disa lojtarë…

Largimet normalisht që mund të ndikojnë. Ishim një skuadër që luajtëm të gjithë bashkë. Dolëm kampionë bashkë. E dinim dhe e njihnim mirë lojën e njëri-tjetrit. E gjenim njëri-tjetrin me sy mbyllur dhe kjo ishte diçka e madhe për ne. Afrimet kanë bërë punën e vet, por edhe afrimet janë shumë cilësore dhe nuk besoj se do të ketë shumë diferencë nga skuadra e titullit kampion në organikën e lojtarëve.

Edhe nëse nuk ecni në Champions, udhëtimi këtë verë është goxha i gjatë për Tiranën në Europë…

Realisht, besoj dhe shpresoj që ne të shkojmë sa më gjatë në kompeticionet europiane. Pse jo, të arrijmë një objektiv historik për të shkuar në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.

Për sezonin tjetër kandidoheni që t’ia vidhni Seferit e Guindosë vendin e parë të golashënuesit?

Shpresoj që të bëjmë sa më mirë në Europë. Më pas, kur do të vijë sezoni i ri, sigurisht që do të luftojmë për titullin kampion dhe objektiva të tjerë.

Çfarë ofertash keni në tavolinë për të ardhmen?

Për momentin jam i përqendruar te sezoni i ri. Nuk di të them. Ofertat do t’i shoh vetëm pas ndeshjeve europiane.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×