“Nuk mban mend emrin dhe adresën”, policia e Durrësit apel familjarëve të një 40-vjeçareje: Është gjetur nga patrulla në rrugë

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738 1

Durrës

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetase që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, e cila është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse.

Familjarët ose të njohurit e kësaj shtetaseje mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×