Fillon numërimi mbrapsht për Pogba dhe Di Maria, Juventusi arrin akordin me… Kambiason

Ka filluar numërimi mbrapsht për Pol Pogba dhe Angle Di Maria, që janë 2 afrimet big të Juventusit në merkato. Java që do të nisë nesër do të jetë pikërisht e Pogbasë dhe Di Marias.

maxresdefault

I pari që do t’i bashkohet bardhezinjve do të jetë Pogba, teksa më pas do të zbarkojë edhe Di Maria. Të dy futbollistët do të bashkohen së shpejti me grupin për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Ndërkohë nga raportimet e fundit që vijnë nga merkatoja, bëhet me dije se “Zonja e Vjetër” ka arritur akordin edhe me Andrea Kambiason, i cili është gati të bëhet lojtar i Juventusit.

Andrea-Cambiaso-5-scaled-e1654419892419

Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Xhenoan, ku do të derdhin në arkat e këtyre të fundit 4 milionë euro plus. Gjithashtu pjesë e operacionit do të jetë edhe mbrojtësi rumun Dragusin, që do të bashkohet me Xhenoan.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×