Ndryshim planesh për sulmuesin e Kombëtares, Juventusi dërgon Vrionin në… Serinë B

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhiakomo Vrioni, ishte shumë pranë transferimit në MLS, ku e priste New England Revolution, por duket se tashmë do të ketë ndryshim planesh për talentin kuqezi.

vrioni kambiaso

Juventusi kërkon me ngulm këtë verë që të afrojë talentin e Xhenoas, Andrea Kambiaso, por negociatat nuk po shkojnë ashtu siç duhet.

Siç thekson “La Repubblica”, klubi bardhezi po mendon që të përfshijë 23-vjeçarin shqiptar në këmbim të mbrojtësit italian, i cili për Xhenoan ka luajtur dhe si mesfushor krahu.

Nëse ky shkëmbim ndodh atëherë Vrioni do të duhet të luajë në Serinë B sezonin e ardhshëm, pasi Xhenoa nuk arriti të mbijetonte në elitë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×