E ardhmja e Adnan Januzajt mbetet ende një mister, me mesfushorin me origjinë shqiptare që aktualisht gjendet i lirë pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Real Sociedad. Në orët e fundit në ndjekje të futbollistit duket se është vënë Napoli, me klubin që duket se po tenton një transferim të tijin në Itali.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Presidenti i klubit De Laurentis ka kontaktuar agjentin e mesfushorit 27-vjeçar për t’u informuar mbi mundësitë e këtij transferimi, me belgun që i ka shprehur disponibilitetin për këtë transferim.
Roma e Murinjos gjithashtu kishte treguar interesim për lojtarin pak kohë më parë, ku nuk përjashtohet një garë mes italianeve në merkato për të arritur transferimin e Januzajt.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…