Xhianluka Skamaka është një nga objektivat kryesorë këtë merkato për PSG-në. Sulmuesi i talentuar ishte nën radarët e Interit dhe Milanit gjithashtu, por mesa duket ai ka zgjedhur që ta vazhdojë karrierën e tij në Francë.
Siç bën me dije “Le Parisien”, javën e ardhshme italiani do të prezantohet te klubi francez si goditja e radhës së merkatos.
Ky operacion do t’i kushtojë PSG-së 50 milionë euro, të cilat do të shkojnë në arkat e Sasuolos.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…