Zaniolo-Juve, dy hapa drejt firmës/ Menaxheri mbyll akordin financiar me “Zonjën”

Pas Pol Pogbasë dhe Angel di Marias me parametër zero, Juventusi është gati që të nisë të shpenzojë paratë e para. Objektivi është Nikolo Zaniolo i Romës dhe nuk është ndonjë surprizë e madhe. Bardhezinjtë kanë vite që e mbajnë nën monitorim 23-vjeçarin, por pas golit në Tiranë që i dhuroi suksesin europian skuadrës së Zhoze Murinjos, në Torino janë të bindur se tashmë futbollisti ka arritur maturinë e duhur për të kaluar te Juventusi.

medium_2022-07-02-af89036ede

Madje, bisedimet kanë avancuar bindshëm, duke qenë se nga ana tjetër edhe Roma ka lënë dorë të lirë, pasi futbollisti nuk pranon të rinovojë dhe është në vitin e fundit të kontratës. Edhe pse kërkesa e kryeqytetasve është 50 milionë euro, vështirë se në të tilla shifra do të ketë skuadër që do të ngjitet, pasi përveç se Zaniolo është shumë i ri, askush nuk ka pse nxitohet e të presë verën tjetër dhe ta sigurojë përpara kohe me parametër zero.

Gjithsesi, Nikolo ka qenë dhe nuk e ka mohuar kurrë se është një tifoz i Juventusit dhe ëndërron që të luajë një ditë aty. Dhe ajo ditë mund të vijë këtë verë, pasi tashmë janë bërë dy hapa të rëndësishëm përpara. Në fundjavë drejtori sportiv, Federiko Kerubini, është takuar me menaxherin e lojtarit dhe kanë rënë dakord për aspektin financiar, me Zaniolon që do e prisnin në 3.5 milionë euro neto në sezon, për 5 vitet e ardhshme, por me një rritje rroge prej 500 mijë eurosh çdo sezon që kalon në Torino.

Nëse ky është hapi i parë i madh i hedhur për të veshur Zaniolon bardhezi, i dyti është ai i Romës, që ka pranuar të bisedojë edhe për një tratativë “alla Kieza”: dy vite huazim për një shumë të caktuar dhe blerje automatike në sezonin e tretë, nëse Juventusi kualifikohet në zonën Champions. Oferta që ka bërë gati Juventusi është 10 milionë për huazimin dyvjeçar, plus 30 milionë euro në verën e vitit 2024.

Për momentin Roma po reflekton dhe po pret edhe ofertat e tjera që po vijnë… Ndërkohë që bisedimet kanë avancuar dhe realisht Zaniolo është fare pranë akordit me “Zonjën e Vjetër” e ka forcuar edhe më shumë mesazhi për ditëlindje i Mois Kenit. Sulmuesi i Juves i ka uruar ditëlindjen Nikolos më 2 korrik në rrjetet sociale me shenjën e dy gishtave të kryqëzuar, njësoj sikur po shpreson dhe po pret diçka nga Zaniolo, pse jo të luajnë së bashku në Torino.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×