Bie aksidentalisht nga ballkoni, humb jetën 64-vjeçarja në Tiranë

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738 1

Një 64-vjeçare me inicialet P.Q., ka humbur jetën këtë të martë. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, bëhet me dije se 64-vjeçarja ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës, ku ishte duke bërë punë shtëpie. Por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi: Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×