Tirana po vazhdon përgatitjet për sfidën e ditës së nesërme në kualifikueset e Ligës së Kampioneve ku do të përballen me Dudelanzhin.
Bardheblutë kanë vazhduar me seancat stërvitore në Luksemburg, ku do të zhvillohet ndeshja e parë mes dy skuadrave në një fushë pak më të vogël se “Skënder Halili” ku stërviten kampionët e Shqipërisë.
Pamjet e siguruara për “Panorama Sport” nga i dërguari ynë në Luksemburg, Olsi Avdiaj, tregojnë situatën në kampin bardheblu në prag të kësaj ndeshje tepër të rëndësishme për ambiciet europiane të klubit.
Gjatë kësaj seance pati dhe një takim të shkurtër të presidentit të Tiranës Refik Halili me presidentin e Dudelanzhit, ku të dy kaluan disa minuta në shoqërinë e njëri-tjetrit duke biseduar para sfidës.
OLSI AVDIAJ-Arena e Lajmit

Loading…
Loading…