Zënkë mes Tares dhe Lotitos? Lacio i del në mbrojtje drejtorit sportiv: Kemi besim të plotë te ai

Situata e një zënke të aluduar mes presidentit të Lacios, Klaudio Lotito dhe drejtorit sportiv Igli Tare pushtoi mediat italiane në ditën e sotme.

897897897

Lidhur me situatën ka reaguar edhe vetë klubi italian i cili ka shuar polemikat me një deklaratë zyrtare ku ka theksuar besimin te drejtori sportiv shqiptar.

“Bazuar në lajmet e nxjerra në disa portale në ditën e sotme lidhur mes një konflikti verbal midis presidentit të klubit Klaudio Lotito dhe drejtorit sportiv, qartësohet se këto lajme janë të pavërteta.

Në fakt drejtori sportiv Tare gëzon besimin e klubit dhe presidentit dhe do të vazhdojë të kryej ashtu si ka bërë gjithmonë rolin e tij si drejtor sportiv në skuadrën e parë, ndërsa drejtori Anxhelo Fabiani do të vazhdojë detyrën si drejtues në skuadrën e femrave dhe atë të të rinjve të meshkujve dhe femrave.”, u shpreh Lacio në komunikatën zyrtare.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×