Ballkani është ndalur në një barazim 1-1 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve ndaj lituanezëve të Zalgiris Vilnius.

Kampionët e Kosovës, edhe pse kanë dominuar ndeshjen ndaj skuadrës kundërshtare dhe e panë veten në avantazh shpejt falë golit të Nazmi Gripshit, nuk ia dolën të administronin rezultatin. Miqtë barazuan me gjuajtjen e parë në portë pas një goditje këndi dhe pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga ekipi i drejtuar nga Ilir Daja, ai nuk ia doli që të gjente përsëri rrjetën.
Kështu, sfida e parë është mbyllur me barazim 1-1 që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, ku skuadra kosovare do të tentojë të kalojë turin në vitin e parë në pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.
Ballkani-Zalgiris 1-1
15′ Gripshi / 25′ Buf
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1 mes dy skuadrave.
90’+4’ Armend Thaçi gjuan nga jashtë zonës por sfera kalon portierin e përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të portës.
75’ Thaqi del në pozicion gjuajtje në krah, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
67′ Ritmi ka rënë në pjesën e dytë pasi ndjehet tashmë edhe lodhja te lojtarët e të dy skuadrave.
60’ Predhë e Kuç brenda zonës së Zalgiris, portieri mik grushton përsëri.
56’ Krasniqi humb mundësinë e radhës në një kundërsulm të shpejtë teksa ndalet nga portieri kundërshtar në momentin e gjuajtjes.
50’ Gjuajtje e fortë e Krasniqit nga jashtë zonës, portieri Gertmonas grushton duke ruajtur portën e tij.
45’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.
44’ Pas një goditje standarde, Mikolunas harrohet i vetëm në zonë në krahun e djathtë të sulmit dhe ai mund të gjuajë drejt portës, por për fat duke gjetur vetëm rrjetën e jashtme.
35’ Gripshi tenton edhe një herë nga jashtë zonës të mposhtë portierin kundërshtar, por këtë herë nuk gjen rrjetën.
31’ Tjetër mundësi e artë e skuadrës kosovare me Korenicën i cili në dy raste nuk arrin të devijojë në portën e ekipit lituanez.
28’ Emërllahu arrin të depërtojë në zonë dhe gjuan drejt portës, portieri mik bën mrekullinë duke devijuar sferën jashtë.
25’ E pafat skuadra e Ballkanit, Zalgiris gjen barazimin me gjuajtjen e parë në portë kur pas një goditje nga këndi Buf me kokë mposht Frashërin.
19’ Ermal Krasniqi ka mundësinë të shënojë golin e dytë pasi shfaqet i vetëm para portës kundërshtare. Por sulmuesi i Ballkanit nuk ia del të gjejë katërkëndorin edhe pse shmang daljen e gardianit të skuadrës mike.
15’ GOOOL Ballkani! Gripshi kalon në avantazh Ballkanin me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës.
10’ Tjetër tentativë e Krasniqit nga e majta, topi prek rrjetën e jashtme.
6’ Kombinime mes lojtarëve të Ballkanit para zonës kundërshtare, sfera shkon te Kuç i cili përpiqet të harkojë topin drejt katërkëndorit por nuk ka shënjestrën e duhur me sferën që përfundon jashtë.
5’ Aksione të njëpasnjëshme sulmuese të skuadrës së Ballkanit, që arrin të nxjerrë Krasniqin në pozicion gjuajtje, por tentativa e tij bllokohet nga mbrojtja mike.
1′ Nis dueli në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
FORMACIONET ZYRTARE
Ballkani: Frashëri, Thaçi, Dellova, Jashanica, Thaqi, Korenica, Emërllahu, Kuç, Gripshi, Krasniqi, Berisha.
Trajner: Ilir Daja
Zalgiris: Gertmonas, Mamiç, Ljubisavljeviç, Paveliç, Mikolunas, Gorobsov, Buf, Kjeremeh, Ourega, Tadiç, Oliveira.
Trajner: Vladimir Çeburin

Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then