Maldini “dëbon” të birin, tri ekipe në gjurmët e Danielit

Pista që largon Daniel Maldinin nga Milani, të paktën për një vit, bëhet gjithnjë e më konkrete. Fantazisti i “Djallit” gjeti pak hapësirë sezonin e kaluar, pavarësisht se kontribuoi me një gol në fitoren kundër Specias. Sivjet minutazhi mund të jetë më i pakët duke pasur parasysh konkurrencën e ashpër që hasi në ekipin kampion italian 2021/’22.

gettyimages-1344840907-612x612

Prandaj, opsioni i huazimit vjetor do të dukej mënyra më e mirë për të lejuar që produkti më i fundit i dinastisë Maldini të fitojë përvojë mes profesionistëve, pa zbritur domosdoshmërisht në kategori. Sipas “TuttoMercatoWeb”, dy skuadra të Serisë A kanë dalë tashmë me vendosmëri për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

Po flasim për të sapongjiturën në Serinë A Kremonezen dhe Veronën, me Gialloblù-t që do të dukeshin favoritë për momentin. Disi më prapa qëndron Kaljari, një skuadër e rëndësishme, por më e penalizuar në një zgjedhje të mundshme nga ana e Maldinit, duke qenë se sivjet do të militojë në Serinë B.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×