Ngjashmëri në emër dhe jo vetëm, Inzagi i surprizon të gjithë duke përfshirë në skuadrën e Interit “Zanetin e ri”

Simone Inzagi po planifikon me kujdes skuadrën e Interit për sezonin e ardhshëm, me teknikun italian që duket se nuk po i kushton vëmendje vetëm merkatos ndërkombëtare, por edhe talenteve nga sektori it ë rinjve siç është italiani, Matia Zanoti.

78678678

19-vjeçari i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë është përfshirë nga tekniku italian në skuadrën që do të kryej përgatitjet për sezonin e ri  dhe nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit të tij në organikën e skuadrës edhe pas fazës përgatitore.

Zanotti është ndjekur me vëmendje nga ana e Inzagit, me teknikun italian që për momentin nuk ka shumë alternative në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ngjashmëria në emër dhe karakteristika me ish-kapitenin legjendar Havier Zaneti ka bërë tifozët të entuziazmohen për këtë zgjedhje dhe të kenë një talent më shumë për të mbajtur në vëmendje gjatë sezonit të ardhshëm.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×