Mes Mançester Junajtidit dhe Barcelonës është arritur akordi për vlerën e transferimit të Frenki de Jongut në “Old Trafford” këtë verë, ndërsa kanë ngelur vetëm detajet e fundit për t’u diskutuar.

Por deklaratat e fundit të presidentit Joan Laporta, se mesfushori holandez nuk do të lëvizë nga “Camp Nou”, mund të hedhin gjithçka në erë dhe Erik ten Hag mund të mbesë pa objektivin kryesor të mesfushës së tij këtë verë.
Laporta përsëriti edhe njëherë tjetër ditën e djeshme se ish-ylli i Ajaksit do të vazhdojë të luajë për katalanasit:
“Frenki de Jong është një futbollist i Barcelonës dhe ne nuk e kemi në shitje”. Ndërkohë që javën e shkuar presidenti kishte thënë: “Nuk është vetëm Junajtidi që e do, por shumë klube.
Ne nuk kemi për qëllim ta shesim. Ai dëshiron të qëndrojë. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time që ai të qëndrojë këtu, por ka gjithashtu edhe një çështje rroge që duhet diskutuar.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then