Kukësi ka zyrtarizuar një tjetër largim.
Verilindorët kanë ndarë rrugët përfundimisht edhe me Kreshnik Bahtirin.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit me anë të një komunikate në sajtin e saj të rrjetit social “Facebook” ku njoftojnë këtë “divorc” me 29-vjeçarin nga Kosova dhe duke e falënderuar për kontributin e dhënë për skuadrën.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KUKËSIT –
“Njoftim i klubit!
FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Kreshnik Bahtiri. Pas diskutimeve mes klubit dhe mesfushorit Bahtiri, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.
Bahtiri u transferua te Kukësi sezonin e shkuar ku u aktivizua në 14 ndeshje duke shënuar edhe një gol. Klubi i Kukësit e falënderon Bahtirin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij.
“Falënderoj klubin për mundësinë e dhënë dhe tifozët për mbështetjen. Kukësin do e kem gjithmonë në mendje e zemër”.
– Kreshnik Bahtiri”
– Arena e Lajmit

Loading…
Loading…