VIDEO/ Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas biçikletat e çiftit të turistëve, vdes njëri prej tyre

Perplasen Bickletat

Dy turistë francezë u përfshinë sot në një aksident në Vlorë ku për pasojë një prej tyre ndërroi jetë. Mësohet se ata po udhëtonin me biçikletë kur u përplasën nga një makinë.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, ku thuhet se gruaja ka ndërruar jetë në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×