U përfshi nga flakët teksa tentoi të shuante zjarrin në ushqimin e bagëtive, transportohet në Tiranë fermeri i plagosur

Zjarri Kamenice

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së Martës është përfshirë nga zjarri një ambient ku mbahej baza ushqimore e bagëtive dhe zahiretë e dimrit në pronësi të shtetasit Arben Dalipi në fshatin Kamenicë të Korçës.

Duke u munduar të shuajë zjarrin Dalipi ka pësuar djegie trupore dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës është transportuar për në kryeqytet.

Në momentin e zjarrit Dalipi ka qenë i vetëm ndërsa ajo që shihet nga pamjet në këtë magazinë ka pasur edhe bombol gazi e cila ka shpërthyer në momentin e zjarrit.

Grupi hetimor ka sqaruar rrethanat dhe ka bërë të ditur se kemi të bëjmë me një zjarr aksidental.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×