
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë mërkurë në fshatin Ferras në Fier.
Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Y.T., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa viktima Y.T., 70-vjeç, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë . Ai është gjetur nga banorët e zonës.
Njoftimi:
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Arena e Lajmit