Nuk ka më dilema, Angel Di Maria, do të vesh fanellën e Juventusit në sezonin e ri. Ylli argjentinas zbarkoi mbrëmjen e sotme në Torino, teksa pritet që nesër të hedh edhe firmën me bardhezinjtë, pas vizitave mjekësore.
Di Maria, pritet të përfitojë plot 7 milionë euro në sezon. ‘El Fideo’ i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me PSG kishte skaduar.
Angel Di Maria è arrivato a Torino 🛬 pic.twitter.com/2gIav2mxbE
— JuventusFC (@juventusfc) July 7, 2022
Juventus negocioi me anësorin me përvojë dhe agjentët e tij për një kohë të gjatë dhe më në fund arriti një marrëveshje njëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon. Di Maria zbriti në Torino me një avion privat, ndërsa është marr nga drejtuesit e klubit me makinë nga aeroporti.
📸👀 pic.twitter.com/xeO7lKiuYq — JuventusFC (@juventusfc) July 7, 2022

Loading…
Loading…