Robert Levandosvki mund t’u shtohet yjeve që ka mbledhur PSG në kryeqytetin francez. Mediat në Francë bëjnë të ditur se pas një periudhe hezitimi, kampionët janë gati që të bëjnë hapin vendimtar për sulmuesin polak i cili tashmë kërkon me çdo kusht largimin nga Bajern Mynih.
Sipas “Foot Mercato’, drejtori Luis Kampos dhe trajneri Kristof Galtie, kanë bërë planet e tyre për një skuadër që do të tentojë dominimin edhe në Ligën e Kampioneve dhe polaku duket se bën pjesë në to. Në fakt, janë tre lojtarë të vijës së parë të sulmit që ndiqen me interes, por padyshim polaku është ai më i lakmuari, duke pasur parasysh aftësitë e tij para portës dhe numrin e golave që garanton në çdo sezon.
Nëse kjo pistë dështon, atëherë parisienët do të kthejnë sytë nga Xhanluka Skamaka, i cili gjithsesi kushton po aq shumë, rreth 50 milionë euro. Ndërkohë, emri i tretë është i sulmuesit të U20 të Francës, Hugo Ekitike, i cili mendohej se do të transferohej te Njukasëll.
PANORAMASPROT.AL

Loading…
Loading…