
Një rast i pa precedent ka ndodhur në Shkollën “Dritëro Agolli” në Bilisht, ku mësuesi i gjuhës angleze ka dhunuar disa nxënës.
Sipas nxënësve mësuesi i ka goditur me bidon uji gjatë orës së mësimit.
Për këtë rast të referuar në drejtorinë e Shkollës është pezulluar Albani Fetolli, mësues pranë kësaj shkolle, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të tij.
Pas komunikimit me Drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale Arsimore në Qarkun e Korçës Znj. Vjola Rota, kjo e fundit theksoi për BalkanWeb se është në mbështetje të çdo nxënësi dhe se rasti po shqyrtohet në detaj, ndërkohë që ka urdhëruar dhe pezullimin e Fetollit.