Zjarri në ‘Gurin e Capit’ aktiv prej dy ditësh, flakët djegin kurorën e gjelbër, Emergjencat Civile në terren

Whatsapp Image 2022 11 05 At 10.41.18

Vijojnë të jenë aktive dy vatrat në Korçë, ndërsa vatra e zjarrit në Moravë është shuar. Mësohet se në terren janë grupet e emergjencave civile, zjarrfikësve dhe forcat ushtarake.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se puna e ekipeve ka ndaluar natën për shkak të errësirës dhe rrezikut që paraqitej në këto vatra, pasi zona në ‘Gurin e Capit’ ka pasur dhe prezencë të municioneve ushtarakë të cilat vazhdimisht kanë shpërthyer. Duket se zjarret kanë qenë të qëllimshme dhe në mënyrë të koordinuar.

Nga institucionet apelohet për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarjeje të rëndë që shkaktoi dëme të mëdha në kurorën e gjelbër dhe rezervat pyjore të Korçës si edhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës. Ende nuk dihet dëmi në hektarë i shkaktuar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×