Ish-fantazisti i Milanit pritet ta nisë nga Premier Liga, brazilianin e kërkojnë dy klubet e madha angleze

Lukas Paketa pritet ta nisë nga Premier Liga sezonin e ardhshëm.

PAKETA 1

Sipas asaj që raporton “Media Foot”, ish-fantazisti i Milanit ka një kontratë deri në vitin 2025 me Lionin, por dy klubet e mëdha angleze, Njukasëlli i sheikëve dhe Arsenali i janë vendosur në ndjekje të 24-vjeçarit.

Trekuartisti brazilian pëlqehet shumë nga të dyja skuadrat teksa ka filluar një duel i madh në merkato mes “Qymyrxhinjve” dhe “Topçinjve” të Londrës.

Në sezonin që përfundoi, Lukas Paketa u aktivizua gjithsej me fanellën e Lionit në Ligue 1 në 35 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 6 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×