Tirana ka detyrën më të vështirë të saj. Të përmbysë rezultatin 1-0 të sfidës së parë ndaj Dudelanzhit. Në fakt, në këtë moment që flasim Tirana ka një shqetësim të vogël.
Duhet të zëvendësojë në mesfushë Limajn, i cili është ndëshkuar me një karton të kuq. Alternativa për Tiranën rreth kësaj situate janë disa. Të luajë njëri prej dyshes Hila-Qefalija, të ndryshojë formacioni, dhe e treta, skuadra me urgjencë të afrojë një futbollist tjetër për këtë repart.
Në versionin e parë, Shehi, ashtu siç edhe e tha në konferencën për shtyp, duhet që të zëvendësojë Limajn. Ai përmendi Qefalijën, por mund të ndodhë që të shohë edhe gjendjen e Hilës dhe Hasanit. Njëri prej të dyve do të jetë pjesë e titullarëve, në sfidën kundër Dudelanzhit.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…