Gjatë ndeshjes Saburtalo-Partizani në stadiumin “Tengiz Burjanadze” të Gorit ikën dritat në disa momente, teksa starti i pjesës së dytë u shty për 17 minuta pikërisht për këtë shkak.
Burime për gazetën bëjnë me dije se delegati i ndeshjes për pak sa nuk urdhëroi pezullimin e sfidës. Fillimisht ai ishte në dyshim të madh kur dritat po vononin të vinin dhe kur ai ishte gati të urdhëronte pezullimin e ndeshjes, dritat erdhën.
Më pas ai u bëri me dije skuadrave se në rast se dritat do të shfaqnin edhe një herë probleme të dytë, pjesa e mbetur e ndeshjes do të shtyhej për të nesërmen.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…