EMRI/ I zhdukur prej 1 nëntorit, gjendet i vdekur shqiptari në Selanik, një plagë në këmbë me sharrë elektrike. Arrestohen babë e bir

E19275df89694dacbdb1f3485ffaae47

Është gjetur i vdekur 51-vjeçari shqiptar që rezultonte i zhdukur që prej 1 nëntorit në Greqi.

Mediat greke raportojnë se Ylli Mera u gjet i vdekur në një pyll pranë Selanikut, ndërsa vdekja i ishte shkaktuar nga një plagë në këmbë. Po ashtu ka dyshime se plaga mund t’i jepet shkaktuar nga një sharrë elektrike.

Sipas policisë, 51-vjeçari shoqërohej nga një 59-vjeçar grek, për llogari të të cilit kishin dalë në mal, ndërsa prerjet e pyjeve në dukje kanë qenë të paligjshme. Teksa vlerësohet se 59-vjeçari është një person “kyç” për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së shqiptarit, kanë vijuar kontrollet në shtëpinë e tij, ku janë gjetur gëzhoja dhe për këtë është arrestuar. Për posedim të paligjshëm të një thike është arrestuar edhe djali i tij 28-vjeçar.

Alarmin për zhdukjen e 51-vjeçarit e dhanë familjarët, të cilët pohuan se jeta e tij mund të ishte në rrezik. Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×