“Kontrabandistët hiqen si agjentë imobiliar! Përpara se t’i fusin në gomone…”, zyrtarët shqiptarë për ‘The Times’: Për 2 ditë në MB do të fitonin sa një muaj punë në Shqipëri

Methode Times Prod Web Bin 99741252 5ed6 11ed 8adc Caffed0685f5

Emigrantët përdorin mundesine e udhetimit pa viza, duke mbërritur në Francën veriore, pastaj paguajnë për të mundësuar hyrjen në MB shkruan Matt Dathan i gazetes Angleze ‘’The Times’’

Ka pasur një rritje të papritur të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin me varka të vogla këtë vit. Më shumë se 12,000 nga pothuajse 40,000 personat që kanë udhëtuar këtë vit kanë qenë shqiptarë, krahasuar me 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020. Kjo ka nxitur qeverinë britanike dhe shërbimet e sigurisë të hetojnë se çfarë po nxit këtë rritje te papritur. Nga biseda me burimet tona në Home Office(Ministria Angleze e Puneve te Brendshme), Forcat Kufitare, Shqipërinë, Francën dhe vetë emigrantët, gazeta The Times ka grumbulluar fakte se çfarë e shtyn kërkesën dhe si lehtësohen udhëtimet e emigranteve.

NDERMJETESIT

Kontrabandistët shqiptarë luajnë rolin e “agjentëve imobiliar” për emigrantet. Ata janë ndërmjetësit në zinxhirin e kontrabandës me njerëz duke mundësuar kalimin e më shumë se 12,000 emigrantëve shqiptarë me gomone këtë vit nga atdheu i tyre në të gjithë Evropën kontinentale në brigjet e Britanisë së Madhe. Shumica dërrmuese – 10,000 – janë burra beqarë që kërkojnë punë, pavarësisht nëse është punë informale si në ndërtim, apo në bandat kriminale që veprojnë në MB. “Ndërmjetësit” shqiptarë furnizojnë me emigrantë bandat kurdë të kontrabandës që dominojnë tregtinë e trafikimit në Francën veriore, duke fituar komision për çdo person që kalon. Rekrutuesit operojnë në të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe nxjerrin qindra reklama në mediat sociale — kryesisht platforma e ndarjes së videove Tik-Tok — për të promovuar udhëtimet. Në Britaninë e Madhe ka edhe “ndërmjetës” shqiptarë që rekrutojnë emigrantë nëpërmjet të afërmve apo grupeve të tjera si grupet kriminale apo operatorët e tregut të zi që tashmë operojne brenda në MB. Ata mbledhin para nga njerëzit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Çmimi mesatar është varion midis 2,600 dhe 4,300 pound. Rruga e lire eshte një nga arsyet pse ka pasur një rritje të shpejtë të kalimit të shqiptarëve me varka të vogla ne krahasim me alternativat e tjera. Shqiptarët qe kane ardhur me perpara ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, zakonisht kontrabandoheshin në pjesën e pasme të një kamioni, por ai udhëtim kushton tani 21,000 pound. Pasi “agjentët e pasurive të patundshme” të rrjetit rekrutojne dikë në Shqipëri, i japin atij kontaktin e një kocke tjetër në zinxhirin e kontrabandës së njerëzve në veri të Francës, një ndërmjetës që i lidh ata me kontrabandistët kurdë që operojnë kalimet në Mbretëria e bashkuar. Menyra si emigrantët arrijnë në Francën veriore varet kryesisht nga ata, per shqiptaret është shumë e lehtë, krahasuar me kombësitë e tjera që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me gomone, pasi ata gëzojnë udhëtim pa viza në vendet anëtare të BE-së deri në 3 muaj. Shqiptarët zakonisht fluturojnë drejt aeroportit Beauvais në verilindje të Parisit me fluturime loë-cost nga Tirana nëpërmjet Barcelonës.

Shumica rezervojnë hotele me mengjes të lira në Dunkirk ndërsa presin te kalojne në MB. E gjithe kjo varet nga moti dhe kushtet ne det,disa duhet të presin me ditë para se të kalojnë. Shqiptarët më të varfër u bashkohen emigrantëve nga Afganistani, Afrika veriore, Iraku dhe Irani në kampin e përhapur në Loon-Plage, afër Dunkirkut, tre milje larg bregut, teksa presin te bejne kalimin e tyre. Ndërmjetësuesit shqiptarë në Francën veriore fitojnë nga 800 deri në 1700 paund për çdo migrant që ua kalojnë bandave kurde dhe komisioni u paguhet shqiptarëve që rekrutojne emigrantët. Pasi shkembehen detajet e kontaktit të emigrantëve dhe transferimi i parave, kurdët më pas japin detaje se kur dhe ku të takohen për kalimet e tyre nëpërmjet shërbimeve të koduara të mesazheve ËhatsApp ose Telegram. Janë shqiptarët ata që furnizojnë kurdët me njerez, kurse kurdët janë përgjegjës për pajisjet si varkat, motorët dhe jelekët e shpëtimit. Ndërmjetësit shqiptarë e përshkruajnë veten vetem si “agjentë imobiliar” dhe paralajmërojnë emigrantët të mos kontaktojnë drejtpërdrejt me kontrabandistët e njerëzve. Një postim ne TikTok porosit: “Mos ju beni të paditur te kontaktoni drejtpërdrejt pronarët e varkave. Shqiptarët janë vetëm agjentë imobiliare.” Emigrantët që duan të bëjnë udhëtimin kanë tre mundësi pagese. Ata mund të parapaguajnë ndërmjetësin direct në Shqipëri; ata mund të bien dakord qe të afërmit e tyre te ndodhur në MB të paguajnë ndërmjetësin shqiptar në MB; ose mund të paguajnë nëpërmjet ndërmjetësit në Francën veriore. Paratë u dërgohen shqiptarëve në Francën veriore dhe pasi banda shqiptare merr shumen 1000 deri ne 2000 pound, ata më pas ua kalojnë kurdëve. Kontrabandistët u thonë migrantëve se askush nuk do t’i kthejë ata kur të arrijnë në MB, sepse kur ata do kërkojnë azil, kanë shanse të sigurta për ta marrë atë, ose mund të qëndrojnë sipas ligjeve te skllaverise moderen(Modern Day Slavery Act).

Në një javë të vetme muajin e kaluar, një ndërmjetës shqiptar tha se kishte marrë më shumë se 500 kërkesa nga njerëz që prisnin të hipnin në një gomone. Bandat kurde, përpara se t’i fusin njerëzit në një gomone të vogël, fotografojnë secilin person dhe pasaportat e tyre për t’u siguruar që do ti marrin parate nga ndërmjetësit kurdë ose shqiptarë në MB,nga personat që merren me grumbullimin e parave.

REKLAMAT

Reklamat – pothuajse ekskluzivisht në Tik-Tok – qendisen sikur po promovojnë udhëtime turistike me traget, duke ofruar çmime për femije te vegjel me ulje çmimi.

Një reklame në TikTok javën e kaluar tregoi një foto të rrotes se vezhgimit te Londres-London Eye(Syri i Londrës) me mbishkrimin: “Dërgojmë njerëz nga Franca në Angli. 3,000 € për të rritur 2,500 € për fëmijë. Çdo ditë.” Një tjetër tregon një gomone plot me njerëz me një Flamur Anglez me fjalët: “Kalim me varka çdo ditë: udhëtim të mbarë.” Një tjetër postim thotë: “Kalim në Angli për 3500 £ vetëm në ditët me mot të mirë. Udhëtim nga Dunkirk-Gravelines dhe Calais.”

Postimet sugjerojnë gjithashtu se ka nxitim për të shkuar në MB përpara dimrit, me një që ofron udhëtime 3,500 £, por shton: “Nxitoni, 100 % kalime çdo ditë tani, por nxitoni se po vjen dimri.” Llogaritë dhe postimet e TikTok mbyllen shpejt nga kompania, por ata hapin llogari të reja shume shpejt. “Ka më shumë se 200 llogari aktive të TikTok në çdo moment te manaxhuara nga kontrabandistët kurdë dhe ndërmjetësit shqiptarë,” thote burimi qe monitoron reklamat cdo dite.

POSTIMET NE TIKTOK NGA EMIGRANTËT

Emigrantët shqiptarë ndajnë video të momentit të kapjes nga policia, pa frikë se do të kapen, sepse e dinë se do të lirohen dhe mund të provojnë sërish një ditë tjetër. Madje ata nuk kanë aq frikë nga udhëtimet e rrezikshme sakaq disa emigrantë filmojne momentin kur varkat përmbysen. Një postim tregon emigrantët duke notuar drejt një varke sigurie në Kanal pasi gomonia e tyre u fundos.

Emigrantët tregojnë se sa të pasigurta janë gomonet, ku tregohet një grisje në skeletin e saj.Një video tjetër, e datës 23 shtator, regjistron emigrantët te cilet nisin udhëtimin e tyre nga Franca,teksa kontrabandistët vazhdojne udhetimin pavarësisht dallgeve dhe motit të keq.

PSE PO IKIN SHQIPTARET?

Shumica e njerezve që kanë udhetuar kete vit drejt Britanisë së Madhe vijnë nga veriu i Shqipërisë. Shumë të rinj nga Kukësi largohen për shkak të papunësisë në rritje: pothuajse 1/3 e të rinjve te moshes 16 deri në 29 vjeç nuk janë në punë ose ne shkolle, më shumë se dyfishi i mesatares europiane.

Agjencitë qeveritare Angleze besojnë se një numër në rritje janë nga Kosova, ku papunësia e të rinjve është edhe më e lartë, me pothuajse gjysmën e 16 deri në 25-vjeçarëve pa punë ose arsim. Nuk është e qartë pse kosovarët po e identifikojnë veten si shqiptarë kur mbërrijnë në MB, por mund ta bejne për të përmirësuar shanset e tyre për të gjetur punë, duke pasur parasysh se Shqiptarët kanë një reputacion të mirë në industrinë e ndërtimit.

Një burim nga qeveria shqiptare na tha se shumica po largoheshin për arsye ekonomike. “Shumica e njerëzve që kanë ardhur këtë vit janë nga Shqipëria veriore, ku papunësia është shumë e lartë, ne qytete si Kukësi.

Burimi tha: “Kemi shumë vende të lira pune në Shqipëri, por njerëzit nuk janë të gatshëm të plotësojnë vende të lira të tilla sepse nuk do të punësohen për rrogën qe marrin, ate qe mund te fitojne ne shqiperi ne nje muaj mund ta marrin ne Angli per pak dite.” Burimi shtoi se ndërsa shumica udhetojne në MB për të kërkuar punë informale, kishte disa që shkonin për punë më fitimprurëse, por më të rrezikshme per organizatat kriminale.

PSE ZGJEDHNI BRITANINË MBI SHTETE TË TJERA TË PASURA EVROPIANE?
Shqiptarët filluan të përfitonin nga procesi i azilit në Britani pasi Franca dhe Gjermania shtrënguan sistemet e tyre duke e bere jetën më pak të rehatshme për ta përgjatë Kanalit, sipas një zyrtari francez.Didier Leschi, 63 vjeç,shef i Zyrës Franceze të Emigracionit dhe Integrimit, I cili tha se Britania është bërë një destinacion i preferuar per shkak se kërkon më shumë kohë për të trajtuar kërkesat për azil nga shqiptarët, krahasuar me Francen apo Gjermanine. Përballë një fluksi të azilkërkuesve shqiptarë, Parisi ka bere dy ndryshime kyçe në ligj në vitin 2018, të cilat Leschi tha se e kishin bërë Francën të dukej më pak mikpritëse per emigrantet nga kombi i Europes Jugore sesa në Mbretërinë e Bashkuar.

E para ishte vendosja e një procedure të shpejtë që përfshin trajtimin e kërkesave shqiptare për azil në disa ditë ose javë, shumica dërrmuese me refuzime. E dyta ishte t’u mohohej azilkërkuesve shqiptarë e drejta për të qëndruar e për të kërkuar përfitime sociale në Francë, ndërkohë që apelonin kundër refuzimit të kërkesave të tyre. Në vend të kësaj, atyre u jepen urdhra dëbimi.

Politika ka shërbyer ne pengimin e statusit te refugjatit në Francë te shume shqiptareve, në vend të kësaj Franca është kthyer në një stacion për udhëtimet në MB. Leschi tha se Gjermania ishte akoma më e ashpër kur bëhej fjalë për trajtimin e kërkesave shqiptare për azil. “Disa vite më parë, ata po vinin në Francë sepse Franca u dukej më e lehtë [për ta] sesa Gjermania,” tha ai. “Tani është Britania që duket më e lehtë se Gjermania.”

Shifrat e mbështesin pretendimin e tij. Në vitin 2019 gjithsej 9251 shqiptarë kërkuan azil në Francë. Vitin e kaluar numri ishte 5,436. Duke qenë se Shqipëria është klasifikuar si një vend i sigurt nga francezët, pretendimet e tyre kanë pak shanse suksesi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×