Njoftimi i fundit për shitjen e së drejtës televizive nga FSHF, natyrshëm të çon te pyetja: Ku ka humbur Liga Profesioniste? Krijimi i ligës u trumbetua shumë si shpëtimi dhe pavarësia e futbollit elitar shqiptar nga FSHF.
Liga u trumbetua shumë, sa bëri edhe të fortin duke bojkotuar kampionatin para dy sezonesh deri në nëntor, ndërsa prej afro një viti, ky institucion ka humbur pa “nam dhe nishan”.
Që nga mënyra kur u krijua, pasi doli nga “sqetullat” e federatës, Liga Profesioniste e kishte të destinuar fatin e saj si vasale dhe jo si shpëtimtare dhe menaxhuese e produktit të Kategorisë Superiore.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…