
Agjentët e policisë italiane të Foggia-s kanë sekuestruar mëngjesin e sotëm pranë daljes së autostradës A14, 8 kilogramë kokainë, të ndara në 8 pjesë, të cilat do të hidheshin në treg dhe kapnin vlerën prej mbi 3 milionë euro.
Groga u gjet në mjetin e një 21-vjeçari shqiptar, i cili e kishte fshehur në një “xhep” të krijuar nën marshin e makinës, hapja e të cilit bëhej përmes një sistemi mekanik.
I riu tashmë ndodhet në duart e policisë dhe pritet marrja e vendimit për të.