VIDEO/ Pranë largimit nga “Zonja”, tifozët e Juventusit thirrje yllit të skuadrës: Mos ik! Do të fitojmë Champions-in

Matajs De Ligt është gjithmonë e më larg Juventusit.

DE

Mbrojtësi holandez ndiqet nga shumë skuadra, por ekipi që ka interes më konkret është Bajerni i Mynihut që nesër pritet të bëjë një ofertë të re për të, ku thuhet se varion nga 80 deri në 90 milionë euro.

Së fundmi 22-vjeçari ka mbërritur në klinikën bardhezi “J-Medical” për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore për të nisur grumbullimin me Juventusin dhe është gjendur mes shumë tifozëve të “Zonjës së Vjetër” ku i kërkojnë të qëndrojë dhe të fitojë Champions-in së bashku me ta.

Më parë De Ligt e ka bërë të qartë se nuk ishte i sigurt nëse do të rinovojë me skuadrën piemonteze.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Juventusit, Matajs De Ligt u aktivizua gjithsej në Serinë A në 31 ndeshje ku shënoi 3 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×