
Policia e Durrësit ka ndaluar 16-vjeçarin A.Sh., pasi dyshohet se në bashkëpunim me 23-vjeçarin S.C., kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.
Sakaq 23-vjeçari është arrestuar edhe më herët.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin A. Sh., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin S. C., 23 vjeç, të arrestuar më parë, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.