U kap me kokainë e kanabis në banesë, arrestohet i riu shqiptar në Itali, gjatë kontrollit iu gjetën edhe shishe me…

Generico Novembre 2022 228682.660x368

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, banues në Forlì pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe shitjen e tyre. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe provat e mjaftueshme për të provuar dyshimet e ngritura nga autoritetet e vendit fqinj.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë i riu shqiptar nuk është treguar bashkëpunues ndaj forcave të rendit, të cilët më pas arritën të zbulojnë kokainë dhe kanabis me një peshë totale rreth një kile si dhe një peshore precize dhe një sasi parash të cilat dyshohen se kanë ardhur si rezultat i shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan disa shishe metadon dhe disa karta krediti të paligjshme, në lidhje me të cilat akuzohet për veprën penale të marrjes së mallit të vjedhur.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×