Tre lojtarë të fashuar, blerja e merkatos së verës fiton balotazhin. Ja formacioni i mundshëm i Tiranës në Champions ndaj Dudelanzhit

Tirana është në hall. Tre lojtarë janë parë me gju të fashuar para sfidës me Dudelanzhin. Taulant Seferi, Filip Najdovski dhe Marsel Ismajlgeci kishin lidhur çuditërisht gjurin e majtë.

TIRANA

Të tre kanë probleme dhe nga ana e stafit mjekësor është bërë një ndërhyrje e tillë që lojtarët të mos kenë probleme dhe të jenë në sfidën e së martës që luhet në orën 20:00 në “Air Albania”.

Seferi ka pësuar një të çarë të dukshme në pjesën e sipërme të këmbës.

Një shqetësim jo i vogël për bomberin e bardhebluve, i cili duhet të jetë në formën më të mirë në sfidën e kthimit, ku kampionët e Shqipërisë do të tentojnë të përmbysin rezultatin.

STËRVITJA – Të tre lojtarët janë stërvitur me grupin. Nga ana tjetër trajneri Orges Shehi ka grumbulluar ekipin prej disa ditësh. Pasdite skuadra ka punuar në “Skënder Halili”.

I pranishëm ishte edhe presidenti Refik Halili, i cili i ka qëndruar shumë pranë skuadrës. Skuadra ka punuar e qetë, ndërsa është ruajtur prej vëzhgimit të syrit të huaj.

FORMACIONI – Më në fund Orges Shehi ka vendosur edhe për lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë. Ardit Hila fiton balotazhin me Qefalijan e Kukën dhe do të luajë nga minuta e parë.

Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë si në sfidën e parë me Dudelanzhin.

Nga ana tjetër, Shehi ka punuar me goditjet standarde, si dhe ka përgatitur një plan B, i cili konsiston me De Silvën në stol, Seferin sulmues qendre së bashku me Xhixhën, Hasanin djathtas, ndërsa Qefalija mesfushor.

Ky është rasti i zëvendësimeve, me Shehin që nuk i shpëton asgjë.

TIR

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×