Në provë me “demat”, një ukrainas shuhet si meteor te Partizani

Të kuqtë e kryeqytetit janë fokusuar kryesisht te puna për ndeshjen e kthimit në Europë ndaj Saburtalos, ku kërkohet me çdo kusht ruajtja e avantazhit të sfidës së parë në Gjeorgji.

PARTIZANI

Por kjo nuk i pengon të kuqtë që paralelisht punës për këtë ndeshje të rëndësishme të kryejnë edhe testime lojtarësh, që mund të jenë të vlefshëm për vazhdimësinë, kryesisht në sezonin e ri. Pas kthimit nga Gjeorgjia lojtarët janë “habitur” kur në stërvitje u është bashkuar një fytyrë e re dhe e panjohur.

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë të kuqve se bëhet fjalë për një lojtar ukrainas, por që nuk u preferua të bëhet i ditur emri i tij, kjo edhe për faktin se të pakët ishin ata që e dinin.

Në kuadër të përforcimit të grupit, Partizani është i interesuar për afrimin e një qendërmbrojtësi.

Lojtari ukrainas, që mbërriti me statusin e “ushtarit të panjohur” te Partizani, rol natyral ka “numrin gjashtë”, që njihet si mesfushor shkatërrues.

Por duke ditur se në mesfushë ka mbipopullim, sugjerimi nga Ukraina nuk është sipas asaj që kërkon klubi.

Gjithsesi, lojtari në fjalë është provuar në stërvitje si qendërmbrojtës, por nuk është se ka bërë ndonjë diferencë.

Për ukrainasin thuhet se vjen nga aktivitete në kategori të ulëta, por është shuar si meteor duke mos e kaluar klasën, pasi nuk është parë në seancën e djeshme.

Lojtari në fjalë nuk është se ka qenë në bllokun e shënimeve dhe planifikimeve të bordit të merkatos, por ka përfunduar në provë si rekomandim, që më shumë ka funksionuar si shpërqendrim në ekip para ndeshjes së kthimit me Saburtalon.

Gjithsesi, provat vazhdojnë, pasi edhe dje ka pasur të rinj në stërvitje, por pa “mjete identifikimi”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×