VIDEO/ Ylber Ramadani nis aventurë të re, mesfushori i Kombëtares prezantohet te skuadra e njohur

Edhe pse zyrtarizimi është bërë prej kohësh, Ylber Ramadani nga sot nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

YLBER RAMADANI

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Aberdinit në Skoci.

Ka qenë vetë klubi i njohur skocez ku kanë dhënë pamjet e para të mbërritjes të shqiptarit ku më pas i është nënshtruar dhe seancës së parë stërvitore me skuadrën e tij të re.

26-vjeçari mbylli aventurën e tij te MTK Budapest teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Vejles, Partizanit, Dritës, Prishtinës dhe Ferizajt.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×