Dyshime për projektin e Flamurtarit, grupi nuk e bind Memushin. Përgjigjet kapiteni Ribaj: Do ta tregojë… fusha

Andi Ribaj nuk preferon të bëjë polemi ka me Eqerem Memushin, e megjithatë një përgjigje e ka për ish-trajnerin. Kapiteni i Flamurtarit evidenton se do ta tregojnë në fushë se sa vlen grupi që mbylli sezonin, ndërsa i cilëson të goditura afrimet e bëra deri më tani.

ANDI RIBAJ

Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi zbulon se merktoja nuk po mbyllet këtu. Ai paralajmëron se do të ketë afrime tjera të rëndësishme në radhët e kuqezinjve. Është i bindur se skuadra do të ngjitet në Superiore, duke i bërë ballë garës së ashpër që i pret.

Eqerem Memushi është skeptik për grupin që mbylli sezonin, ndërsa thotë se ishit ju që e rrëzuat Flamurtarit në Kategorinë e Dytë. A ka Ribaj një përgjigje si kapiten?
Nuk e kam lexuar, pasi nuk kam shume kohë. Po përgatitemi për sezonin e ri, që do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Jemi të fokusuar te puna dhe tek asgjë tjetër. Kështu që më kuptoni besoj. Në këtë periudhë, kohën e kemi të shenjtë e të fokusuar vetëm te puna.

Në rregull, po Memushi ka thënë se as afrimet aktuale nuk e bindin dhe se me këtë skuadër bëhet e vështirë ngjitja…?
Secili ka të drejtë të japë opinionin e tij. Fusha do të tregojë çdo gjë… T’ia lemë fushës më mirë.

Ju mendoni se Flamurtari ngjitet ne Superiore këtë sezon?
Siç e thashë, kampionati është i gjatë. Ju e dini që do të jetë edhe shumë i fortë. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin ta ngjisim Flamurtarin, atje ku kjo skuadër duhet që të shkojë, mes më të mirave. Këtë do ta arrijmë me çdo mënyrë.

Do të vështirësohen gjërat për mbijetesën me Skënderbeun, Dinamon e skuadra të tjera, u druheni?
Janë klube me emër, që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar. Ka ekipe shumë të forta, por ne jemi të fokusuar në misionin tonë. Kemi shumë respekt për këdo, por do të punojmë fuqishëm për t’u ngjitur në Superiore.

Me sa keni informacion, do të ketë afrime “big”, pasi deri më tani nuk kemi parë?
Presidenti dhe stafi do të afrojnë lojtarë të fortë dhe me kualitet. Normalisht që do ketë prurje “big”. Di që po punojnë fort në këtë drejtim.

Ke një vlerësim për lojtarët që janë afruar aktualisht?
Edhe lojtarët që janë afruar aktualisht kanë nivel. Ata kanë bërë diferencën në skuadrat ku kanë luajtur. Mendoj se do të na ndihmojnë shumë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×