Bylis, “lënda e parë” vjen nga jashtë. Ka mbi 35 lojtarë por pret brazilianë të tjerë

Bylisi ka vijuar të stërvitet edhe në fundjavë dhe skuadra mallakastriote tashmë ka hyrë në një moment kyç të fazës përgatitore. Skuadra nga Ballshi deri më tani ka zyrtarizuar afrimin e Kaçorrit, që luan në sulm, ndërsa pas largimeve të Biringuetës dhe Ananias, ka ardhur edhe huazimi i brazilianit Barboza dhe Shkrelit.

bylis

Këtë jave që sapo ka filluar, sa u përket afrimeve, priten zhvillime të shumta në Ballsh. Duke nisur që me merkaton dhe lojtarët e huaj, por edhe me ndonjë largim apo huazim tjetër në ekipet e Kategorisë së Parë. Ballshiotët kanë një kontingjent prej 35-40 lojtarësh, ndërsa klubi synon që krahas skuadrës së parë, të ndërtojë edhe një ekip U-21 solid dhe me synime madhore, ashtu si në dy sezonet e mëparshme.

TË HUAJT – Bylisi ka ende një numër të madh lojtarësh të huaj në gjirin e vet. Duke nisur që me Sambën e Lorran, por edhe me Babakar Fall e Aboubakar Kamara në mbrojtje e mesfushë, si dhe Amos Beji Antoni në sulm. Ndërkohë që në Ballsh priten edhe disa të huaj, ku më të sigurt janë 3-4 lojtarë nga Brazili, por jo vetëm. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të jetë Bylisi i sezonit 2022-2023, që ka nisur të ndërtohet me kujdes nga ana e drejtuesve ballshiotë.

Në klub janë me “këmbë në tokë” dhe sa i përket skuadrës dhe sezonit të ri, janë duke punuar pa eufori, teksa po kërkohet qetësi si në merkaton në hyrje, ashtu edhe në dalje. Një strategji që ka rezultuar efikase në vitet e fundit në “Adush Muça”.

ERJON SALIU- Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×