Çelsi është bërë një klub shumë aktiv këtë merkato, ku është hedhur në sulm për shumë lojtyarë, edhe pse deri tani ka arritur të sigurojë vetëm Rahim Sterling nga Mançester Siti.
Presidenti i ri i “Bluve”, Tod Boehli, është vënë në ndjekje të shumë emrave, duke u marrë personalisht me disa prej tyre.
Së fundmi në skenë është shfaqur dhe emri i sulmuesit të Bajernit të Mynihut, Serge Gnabri. Gjermani duket se dëshiron të largohet dhe shumë klube janë të gatshme ta afrojnë.
Gjithsesi, siç bën me dije “Telegraph”, Çelsi do tentojë të afrojë Gnabrin vetëm nëse dështon transferimi i Rafinjas nga Lidsi, i cili duket se mund të bashkohet me Barcelonën.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…