Merkato e verës mund të sjellë një lëvizje surprizë për liderin e përfaqësueses shqiptare. Mediat italiane raportojnë se Adriano Galiani, ish-drejtuesi i Milanit i cili tani është administrator te Monza, është fiksuar pas Berat Gjimshitit.
Futbollisti shqiptar është pikë fikse e skuadrës së Atalantës por Monza e cila është nën pronësi të Silvio Berluskonit, këtë vit po bën një merkato ku nuk pyet shumë për shpenzime. Kësisoj, ai ka hedhur sytë drejt mbrojtësit shqiptar për të përforcuar prapavijën me një element me shumë eksperiencë e padyshim edhe shumë cilësi.
Gjimshiti rinovoi në marsin e këtij viti kontratën e tij me Atalantën deri në vitin 2026 dhe në klub nuk e mendonin transferimin e tij. Por një ofertë e Monzës mund të ndryshojë gjithçka për një klub i cili në këtë edicion nuk ka as milionat nga Liga e Kampioneve.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…