Ançeloti dhe ish-tekniku i famshëm i Barcelonës, Kasemiro tregon preferencat për trajnerin e ri të Brazilit

Trajneri i Brazilit, Tite, ka bërë me dije se do të lërë drejtimin e kombëtares së këtij vendi me përfundimin e Botërorit 2022 në Katar. Dhe në Brazil kanë nisur të mendojnë se cili do të jetë pasuesi i tij në krye të jeshilartëve. Në debatin për trajnerin e ri të Brazilit janë përfshirë edhe lojtarët. Një ndër ta edhe Karlos Henrike, ndryshe Kasemiro. Mesfushori i Realit të Madridit ka dhënë një intervistë për programin televiziv “Gran Circulo”, ku i ka bërë një analizë listës së trajnerëve të cilët mund të drejtojnë Brazilin me largimin e Tites. Kasemiro ka analizuar trajnerë brazilianë dhe të huaj. Një nga trajnerët favoritë për Kasemiron është Abel Ferreira.

5345345

 

“Nëse do të ishte në dorën time, do t’i kërkoja Tites të qëndronte. Mbaj mend njëherë se Kafu ka deklaruar se Brazili është shpallur pesë herë kampion bote me 5 trajnerë brazilianë dhe ai ka të drejtë. Jam i bindur se në Brazil kemi mjaft trajnerë të mirë që mund të marrin drejtimin e kombëtares”, ka thënë Kasemiro. Por mesfushori i Realit dhe kombëtares së Brazilit nuk ka përjashtuar as trajnerë të huaj si kandidatë potencialë për stolin e pesë herë kampionëve të botës.

ANCELOTI

Mes tyre, ai ka futur dhe trajnerin e tij te Reali, Karlo Ançeloti, si dhe trajnerin e Mançester Sitit, Pep Guardiola. “Duhet të mendojmë edhe për trajnerë të huaj. Në qarkullim ka emra të shkëlqyer, me një CV të jashtëzakonshme. Do të vlerësoja shumë Karlo Ançelotin ose Pep Guardiolën.

Guardiola5

Po ashtu, më pëlqen dhe Zhorge Zhezus”, ka shtuar Kasemiro. Mesfushori i Brazilit gjithashtu ka nënvizuar se kombëtarja e vendit të tij shkon shumë më e përgatitur dhe e pjekur në Katar se në botërorin e katër viteve më parë në Rusi.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×