Partizani luan këtë të enjte në “Air Albania” ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës ndaj Saburtalo. Të kuqtë kanë në avantazhin e tyre faktin se kanë fituar 1-0 në fushën kundërshtare, por edhe se miqtë, për të mbërritur në Tiranë, nuk kanë bërë një udhëtim të përshtatshëm dhe komod.
Skuadra e Saburtalos është nisur që sot pasdite drejt Tiranës, duke udhëtuar nga Tbilisi. Por gjeorgjianët, nuk mbërrijnë sot në vendin tonë. Sipas planit, ekipi do të mbërrijë në Shqipëri vetëm në mesditën e nesërme, ndërsa natën e sotme dhe mëngjesin do ta kalojë mes udhëtimeve dhe qëndrimit tranzit në aeroport.
Kjo, për shkak se ndryshe nga Partizani, gjeorgjianët kanë vendosur të mos udhëtojnë me avion çarter drejt vendit tonë, por me avion linje, duke u detyruar që të qëndrojnë tranzit në aeroport gjatë rrugëtimit të tyre që përfshin dy ditë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…