Humbje e ëmbël! Shkupi vuan por kualifikohet në turin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Bardheblutë, shkuan në Gjibraltar me avantazhin 3-0, çka u dha atyre një qetësi të tepruar.
Lincoln Red Imps mundi 2-0 ekipin e Sedlkoskit, por në fund ishin kampionët e Maqedonisë së Veriut ata që festuan. Nuk munguan as momentet e tensionit.
Të zhgënjyer nga eliminimi, vendasit e humbën toruan në momentin që gjyqtari sinjalizoi fundin e ndeshjes, duke u përplasur me stafin dhe futbollistët kundërshtarë.

Loading…
Loading…