Drita e Gjilanit arriti të bënte krenarë të gjithë tifozët shqiptarë mbrëmjen e sotme, teksa mposhti me rezultatin 3-0 finalndezët e Inter Turkut duke u kualifikuar për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Në vijim gjilanasit e trajnerit Nuhiu, i pret një përballje tepër e vështirë ndaj belgëve të Antverp, që drejtohet nga ish-mesfushori i njohur holandez, Mark Van Bombel.
Dueli i parë do të zhvillohet më 21 korrik në Belgjikë, teksa ai i kthimit luhet më 28 korrik në Prishtinë. Skuadra e Antverp, ka në përbërje lojtarë shumë cilësorë si Naingolan, Fisher, De Laet etj.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…