“Misioni” i Memellit, trajneri bën llogaritë me grup të plotë: Për 8 ditë, kompletohemi

Skënderbeu po nxiton me merkaton. Drejtuesit duan që të ndërtojnë ekipin për sezonin e ri brenda 20 korrikut. Është fiksuar zyrtarisht axhenda për fazën përgatitore dhe fiks pas 8 ditësh, korçarët do të zbresin në fushë. Stafi teknik pret që të punojë me grup të plotë, ndaj deri në atë datë do të mundohen që të kenë kompletuar ekipin.

MEMELLI

Gjatë takimeve të fundit që janë zhvilluar në klub, janë përcaktuar piketat. Qëllimi nuk është vetëm që të ketë vetëm 25 futbollistë për të federuar, por mbi të gjitha, cilësi në organikë. Kur dihet që misioni do të jetë ngjitja e menjëhershme në elitë, po merren masat e duhura që objektivi të realizohet. Ky është plani i trajneri Migen Memelli, gjë që e ka pohuar edhe për “Panorama Sport”:

“Mendojmë që fazën përgatitore ta nisim në 20 korrik. Do kemi kohën e nevojshme që të punojmë me ekipin dhe të vëmë në lëvizje të gjitha mekanizmat për të nisur dhe mbyllur me sukses sezonin. Për bëjmë çmos që deri në këtë datë të kemi të mbyllura pjesën më të madhe të afrimeve dhe më pas, me kohën, të shohim se ku kemi nevojë për të ndërhyrë dhe për të riparuar ekipin”. Pritet që në 20 korrik, Skënderbeu të bëjë edhe prezantimet e para të ekipit, por edhe të nisë stërvitjen. I fundit nga grupi aktual i lojtarëve, me shumë mundësi do të mbërrijë Vangjel Zguro.

Kjo për shkak të biletës së fluturimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që mban datën 27 korrik. Me ardhjen e tij, Skënderbeu pritet të jetë më i kompletuar. Sakaq, gazeta mëson se klubi ka vendosur që të zhvillohet në qytetin e Korçës. Nëse shumë ekipe mundohen që t’i largohen të nxehtit, Skënderbeu nuk i ka këto shqetësime. Kushtet klimatike janë ideale, por edhe infrastruktura nuk i mundon.

Një veprim i tillë duket se bëhet nga bardhekuqtë për të shmangur problematikat e krijuara sezonet e fundit, ku një pjesë e mirë e lojtarëve kanë mbërritur me vonesë, duke mos i dhënë kohë ekipit të organizojë veprimet ndërgrupore. Ndaj dhe për këtë, trajneri Migen Memelli është i bindur se në 20 korrik do të ketë një pjesë të mirë të grupit në dispozicion për të ndërtuar manovrat e duhura.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook