Eliminimi nga Champions sjell telashe mes Tiranës dhe Partizanit. Kush do të luajë në “Air Albania”?

Eliminimi nga Liga e Kampioneve ka bërë që Tirana tashmë të fillojë përgatitjet për pjesëmarrjen në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku skuada bardheblu do të përballet me Zrinjski të Bosnjë Hercegovinës. Një përballje e cila mund të krijojë paksa pështjellim në kryeqytet pas pak më shumë se një jave ku është planifikuar dueli i parë sipas shortit, pasi në të njëjtën ditë në kryeqytet në teori duhet të luhet edhe një tjetër ndeshje e këtij turneu.

AIR ALBANIA

Nëse Partizani kalon turin ndaj Saburtalo të Gjeorgjisë këtë të enjte, javën tjetër sipas shortit do të përballet me rumunët e Steaua Bukuresht në turin e dytë. Një ndeshje me një rival prestigjioz e cila padyshim do të kishte një shije tjetër në “Air Albania”.

Por cila mes dy skuadrave do të luajë në këtë impiant nëse ndodh një përplasje e tillë? Kjo mbetet për t’u mësuar në ditët në vijim, pasi me siguri asnjë prej tyre nuk do të dëshirojë të largohet nga kryeqyteti dhe zhvendoset drejt Elbasanit për ndeshjen e saj, pavarësisht kushteve të përshtatshme që ofron “Elbasan Arena”.

Një opsion tjetër për t’u shfrytëzuar impianti nga të dy ekipet është luajtja e një ndeshje në një nga ditët e rezervuara për Ligën e Kampioneve, të martën ose të mërkurën, por për ta bërë një gjë të tillë duhet miratimi nga UEFA.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×