Kristjan Asllani është duke fituar çdo ditë e më shumë besimin e trajnerit të Interit, Simone Inzagi. Talenti shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë në miqësoren ndaj Luganos, teksa asistoi për golin e parë të Dambrozios.
Asllani ishte një nga më të dalluarit në fushë, duke marrë komplimenta mëse të merituara nga trajneri Inzagi. I pyetur për paraqitjen e shqiptarit pas ndeshjes, tekniku zikaltër u shpreh:
“E donim Asllanin, në ditët e tij të para këtu ai po tregon personalitet të madh , pavarësisht se është i vitit 2002, është shumë i ri. Do të ketë Brozovicin përballë, por Kristiani do të jetë një vlerë e shtuar për ne gjatë gjithë sezonit”, tha Inzagi.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…