Organizuan protestën dje në Divjakë ku pati përplasje me policinë, e pësojnë 5 protestues

Protesta Ne Divjake 1

Pesë qytetarë janë proceduar penalisht nga policia, pasi akuzohen se organizuan protestën në Divjakë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë konkretisht për shtetasit: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç.

Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×