Mateus akuzon Bajernin e Mynihut: Po përdor standard të dyfishtë për De Ligtin dhe Levandovskin

Lotar Mateus është gjithnjë direkt. Bajerni ka përfunduar sërish në shënjestrën e ish-kampionit në lidhje me menaxhimin e situatës së merkatos së sulmuesit të vetë Robert Levandovskit dhe Matajs de Ligtit.

DE LIGT

61- vjeçari e ka akuzuar ish-klubin në kolonat e komentit për “Sky”, se po përdor standarde të dyfishta për dy situata të ngjashme.

“Bajerni e pranoi me përzemërsi që si Maneja ashtu edhe De Ligti u kanë kërkuar klubeve të tyre që të largohen drejt Mynihut dhe që ato të detyrohen të gjejnë një zgjidhje.

Kjo zakonisht e përshpejton transferimin, sepse shumica e klubeve përpiqen të arrijnë një akord për një shifër të arsyeshme kur lojtari dëshiron të largohet.

LEVANDOVSKI

Levandovski bëri të njëjtën gjë dhe e bëri madje publike dëshirën e tij për të shkuar te Barcelona.

Bajerni nuk po lejon një lojtar që e meriton shumë të largohet për një shifër të arsyeshme rreth 40 milionë euro, ndërsa po transferon lojtarë në rrethana të ngjashme në Myhih dhe kjo u duket në rregull, por nuk është”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×