Zyrtarizimi është çështje orësh, por tani Rafinja mund të thuhet se është futbollisti i ri i Barcelonës.
Sulmuesi brazilian ka bindur drejtuesit katalanas për ta bërë për vete, teksa me anë të një komunikate ekipi spanjoll bën me dije se marrëveshja është arritur dhe se zyrtarizimi do të vijë direkt pasi 25-vjeçari të kalojë me sukses vizitat mjekësore.
Rafinja ishte pjesë e Lids Junajtid dhe në sezonin që përfundoi u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 35 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.
Ai më parë ka qenë pjesë edhe e Vitoria Guimaraesh, Sporting Lisbonë dhe Ren.
Agreement in principle with @LUFC for the transfer of Raphinha
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 13, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…
Loading…