I moshuari u dhunua për vdekje nga grabitësit, News24 në banesën e viktimës, fqinjët: Kishte një kasafortë të kohës së Enverit, autorët menduan se…

News 24ne Shtepine 89 Vjecarit Mallkaster

Pamjet që shihni vijnë nga banesa që ra pre e grabitjes, ndërsa kryefamiljari i saj, Caush Shehaj humbi jetën nga dhuna që ushtruan ndaj tij hajdutët.

Ngjarja ndodhi në Klos të Mallakastrës. Fqinjë të tij kanë treguar se viktima më herët ka qenë shitës, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur për një kasafortë që ai kishte në banesën e vjetër, që e kishte që nga koha e diktaturës.

“Në kohën e monizmit ka qenë shitës i zonës. Më duket se i njëjti person ka tentuar para 2 vitesh ta vjedhë. Kanë ardhur parmbrëmë dhe e kanë rrahur. Gruan e ka me sklerozë, ai ishte me zemër. Ata jetonin të dy në banesë, fëmijët i kanë në emigracion në Greqi. Ai kishte një kasafortë të kohës së Enverit, dhe menduan se mos kishte lekë. Por ku ka lekë në këtë kohë?! Shkuan para dy vitesh ta vidhin kasafortën, por s’ja morën dot. I morëm vetëm çiften. Tani shkuan dhe e vranë fare”, tha një prej fqinjëve të viktimës.”, tha fqinji për gazetarin e News24, Ervis Kuçi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×